Automjeti i parë paraprodhues i quajtur Opel Ampera ka dalë nga linja e fabrikës në Warren, Michigan.
I krijuar për testim dhe verifikim, prototipi do të testohet nga inxhinierë në Evropë dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës. Ai është vetëm një prej disa modeleve paraprodhuese që do të ndërtohen.
Sipas Andrew Farah, shef inxhinierie i automjeteve për Ampera, “Ne jemi në rrugën e duhur për të prodhuar Ampera për tregjet evropiane më vonë gjatë këtij viti.
Ende ka punë për të bërë, por të qenit në gjendje për të drejtuar një Opel Ampera jashtë linjës sonë paraprodhuese është një arritje e shkëlqyer për ekipet këtu dhe në Evropë”.
Siç mund t’ju kujtohet, Opel/Vauxhall Ampera është në një formë një Chevrolet Volt. Ai veçohet me një motor elektrik me 152 kuaj fuqi dhe 370 Nm moment rrotullues. Fuqia elektrike ofrohet nga një bateri litium-hekur me kapacitet prej 16 kWh, që i mundëson Ampera-së të udhëtojë deri në 60 km vetëm me elektricitet. Kur bateria del nga funksioni, motori 1.4 litërsh me benzinë rimbushë atë gjersa në anën tjetër në mënyrë të njëjtë ofron fuqi për motorin elektrik.





