Home » Opel » Opel Astra – pamjet e para të enterierit

opelastra_enterieriOpel Astra praktikisht është paraqitur disa herë, dhe me secilën nga fotografitë të reja të paraqitura kemi mësuar nga diç të re. Mirëpo, edhe pse ky automjet më i rëndësishëm i Opelit do të ketë premierën e tij në vjeshtë në panairin e automjeteve në Frankfurt, fotografitë e enterierit tanimë janë publikuar.

Siç edhe është pritur, Astra mbështetet shumë në Opel Insignian sa i përket enterierit. Me këtë personat përgjegjës në Opel kanë dashur të rrisin nivelin e kualitetit dhe ndjenjës së mirë brenda automjetit, prandaj kopjimi i Insignias është gjëja e duhur, derisa Astra duket shumë e fuqishme me shtojcat e vendosura nga alumini.

Shumë njerëz kanë kritikuar gjeneratën e tanishme të Astras për shkak të enterierit të varfër, derisa ky version i fundit lë përshtypje krejtësisht tjetër. Inxhinierët e kanë emëruar “hapësirë inteligjente”, prandaj vend për imtësira ka në çdo vend të mundshëm të tij.

Shihni animacionin e mëposhtëm dhe kuptoni se për çfarë bëhet fjalë:

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Opel Astra në versionin karavan
  2. “Opel Astra 2010″ publikohen fotot e para

Komentoni këtë artikull

© 2009 AutoLajme.com · Subscribe:PostsComments