Home » Opel » Opel Astra në versionin karavan

Vjen një lajm i mirë për adhuruesit e automjeteve të prodhuesit Opel. Astra, në versionin e ri të saj do të bëhet edhe me formën karavan. Premiera është përcaktuar për fillimit të tetorit në panairin e automjeteve në Paris, ku vizitorët do të mund ta shohin drejtpërsëdrejti.

Për të qenë më të qartë, do t’u tregojmë se çdo gjë që vlen për modelin më të madh Insignia Sports Tourer (ST) tani vlen edhe për versionin të ngjashëm konceptual Astra. Me fjalë tjera, stilistët e Opel të cilët udhëhiqen nga Mark Adams kanë arritur që t’i dhënë Astras atë që nuk kanë arritur sukses asnjëri prej paraardhësve të tij, pamjen dinamike të karavanit. Vërehet qartë se vlerat estetike këtë radhë janë marrë si një prej prioriteteve kryesore.

Ajo që gjithsesi ka mbetur e njëjtë është largësia në mes boshteve prej 2.685 mm, si dhe gjurmët e rrotave të cilat janë 1.544 mm përpara dhe 1.558 mm prapa. Këtij automjeti do t’i mbetet enterieri identik me modelin burimor, si nga pikëpamja vizuale ashtu edhe kur bëhet fjalë për komforin.

Sa i përket aspektit të tij praktik në të ende gjendet sistemi FlexFold Rear Seat i cili përkujdeset për shtirjen e ulëse të prapme me të cilin mundësohet rritja e hapësirës për ngarkim prej 1.835 mm, apo 28 mm më shumë se gjenerata aktuale. Të themi edhe se kapaciteti i bagazhit prej atij fillestar 500 litërsh mund të rritet deri në 1.550 litra, që plotësisht përmbush kriteret e klasës së cilës i takon.

Edhe këtu është paraparë oferta prej gjithsej tetë motorësh, dhe atë prej 95 deri në 180 kuaj fuqi, që përfshin 1.4 litërshin turbo benzinë me 140 KF si dhe 2.0 litërshin me naftë dhe 160 KF. I fundit në mesatare shpenzon vetëm 5.1 litra për 100 kilometra të kaluara, që e kategorizon atë në mesin e motorëve më ekonomik të këtij segmenti.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Astra e re me harxhime më pak se 4 litra
  2. Vauxhall Astra
  3. “Opel Astra 2010″ publikohen fotot e para
  4. Opel Astra – pamjet e para të enterierit

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung