Pas një zvarritjeje prej muajsh bisedimet për shitjen e prodhuesit të automjeteve Opel koncernit kanadezo-austriak Magna ndodhen pak para përfundimit.
Koncerni amë i Opel-it, General Motors, po punon në mënyrë konstruktive me konsorciumin e përbërë nga Magna dhe banka ruse Sberbank për detajet e fundit të kontratës, tha shefi i koncernit GM, Fritz Henderson, gjatë një vizite në Korenë e Jugut.
Në bisedime merr pjesë edhe qeveria fedeale gjermane, e cila mbështet me kredi miliardësh shitjen e Opel-it. Probleme ka edhe gjatë bisedimeve me përfaqësuesit e punëmarrësve në lidhje me lëshimet financiare dhe të drejtën e bashkëvendosjes së bashkëpunëtorëve.
Në rradhë të parë për këtë të enjte është njoftuar se do të nënshkruhet një marrëveshje paraprake.
Artikuj të ngjajshëm:





