Pas shumë përpjekjeve është arritur një cak i deshiruar dhe ky është pozita në vendin e dytë sa i përket prodhimeve të veturave gjatë vitit 2009. Këtë sukses e ka arritur prodhuesi gjerman i makinave “Opel” i cili komunikoi se këtë vit ka luftuar për kthimin e vendit të dytë në tregun vendor, me 339.000 automjete të shitura – 31 për qind më shumë sesa në vitin e kaluar.
Shkaku kryesor për rritjen e shitjes janë modelet e reja dhe blerja e makinave të “opel” sipas sistemit “e vjetër për të re”.
Pjesëmarrja e “Opel” në tregun gjerman këtë vit ka qenë 8,9 për qind dhe para tij më i shitur ka qenë rivali vendor “Volswagen”. Vitin e kaluar shitje më të mirë kanë vërejtur gjithashtu konkurrentët lokal si BMW dhe “Mercedes”.
Gjermania e vendosi shitjen “e vjetër për të re” në fillim të vitit dhe për këtë ka fituar gjithsej pesë miliard euro. Në subvencion prej 2.500 eurosh kanë pasur të drejtë njerëzit, të cilët kanë porositur automobila të rinj dhe njëkohësisht makinën e tyre të vjetër së paku nëntë vjet, ta kthejnë në reciklim.
“Opel” punon në përbërjen e prodhuesit më të madh amerikan të makinave “General Motors” (GM), i cili planifikoi ta shesë konsorciumim e fabrikës kanadeze të pjesëve të automjeteve “Magna” dhe “Sberbankën” ruse. Megjithatë, vendosi ta mbajë edhe vetë të zbatojë ristrukturim.
Artikuj të ngjajshëm:
- General Motors shkurton 10000 vende pune tek Opeli
- Banka ruse Sberbank mund t’i shes aksionet në Opel
- Angela Merkel hedh poshtë kritikat ndaj shitjes së Opel-it
- Guttenberg: Për shpëtimin e Opel-it duhet ende punë
- DPA: General Motors nuk do ta mbajë Opel-in






a ka diqka ma shum per tregun e gjermanis bre