Sipas një intervistë të botuar në Autocar, zyrtar të lartë të Porsche janë në kërkim të mënyrave për të ulur emetimin e CO2 dhe janë duke shqyrtuar një gjeneratë të re me motor turbo rimbushes me tre cilindra për modelin e saj të ardhshem Boxster.
Kreu i linjës së modelit Boxster, Hans-Jurgen Wohler, tha për Autocar se modeli i ardhshem Boxster mund të vijë me një program turbo me tre cilindra i cili do të ketë aftësi të prodhoj diku midis 180 dhe 200 kuaj fuqi.
Ky model i tillë do të zvogëloj sasinë e emetimeve të CO2 në rreth 180 g/km.
Wohler tha se Porsche është në kërkim të mënyrave për të reduktuar emitimet e CO2. “Ne jemi nën një presion të madh nga hartuesit e ligjit të BE për të reduktuar emetimet e CO2 nga veturat, por ne nuk e dimë ende se sa do të jetë zbritja e ketyre emetimeve,” shtoi ai.
Nuk është e njohur se si keto rregulla për reduktimin e emisioneve do të zbatohen për Porschen tani që ajo është pjesë e VW Group. Rregullat e tanishme të shtetit janë që një auto prodhues të ketë një vëllim të prodhimit të veturave më pak se 300.000 njësi në vit (i cili tani përfshin edhe Porsche) dhe duhet vetëm që të reduktoj emetimet e saj nga 25 për qind deri në vitin 2012 krahasura me nivelet e vitit 2006.
Artikuj të ngjajshëm:





