Volkswagen i ka publikuar fotografitë e reja të versionit të ri të Passatit, i cili do të prezantohet në Gjenevë.

Në panairin ndërkombëtar të automjeteve do të prezantohet edhe modeli Alltrack i Passatit që karakterizohet me lartësi më të madhe (për 27.5 mm) dhe dizajn të ndryshuar.

Që nga fillimi i shitjes (gjatë këtij viti), Passat Alltrack do të jetë në dispozicion vetëm me tërheqje në të katër rrotat.

Blerësit mund të zgjedhin ndërmjet dy motorëve me benzinë dhe tre të tjerëve me naftë, njofton Telegrafi.
Versioni bazë do të jetë motori me benzinë 1.4 l TSI me 150 KF, ndërsa për ata që duan më shumë është motori 2.0 TSI me 220 КF.

Sa u përket motorëve me naftë, janë tre TDI agregatë prej 2.0 l që zhvillojnë 150, 190 dhe ai Bi-Turbo 240 KF.