Home » Sporte Motorike » Pedrosa fiton Sahsenringun

Dani Pedrosa me Repsol Honda triumfoi në Sahsenring të Gjermanisë duke lënë pas tij bashkëatdhetarin e Jamahas, Horge Lorenco. Vetëm vendi i katërt për të sapokthyerin nga dëmtimi, Valentiono Rosi.

Pedrosa zhvilloi një garë të mirë në Gjermani 3 sekonda para Lorencos i cili nga ana e tij la pas Kejsi Stonerin me Dukati.

Pikërisht ky i fundit u bë protagonist bashkë me Valentino Rosin në një duel spektakolar në luftë për një vend në pod. Australiani vetëm në kthesën e fundit arrin t’i rrëmbejë vendin e tretë “doktorit” i cili pas rikthimit nga incidenti i pak javëve më parë tregoi një formë të jashtëzakonshme.

Pas kësaj gare vendi i parë vazhdon të mbahet prej Horge Lorencos me 185 pikë i ndjekur nga Pedrosa me 138 dhe Devicioso me 102 pikë. Ndërkaq vetëm vendi i 6 për Rosin që e sheh veten jashtë luftës për titull në kuotën e 74 pikëve.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Dani Pedrosa do niset i pari në Ceki
  2. Moto GP: Pedroza në pole position
  3. Piloti i garave në Moto GP, Pedrosa operon doren
  4. Valentino Rossi dominon në provat e lira

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung