Home » Lajme, Peugeot » Peugeot 207 e 308 marrin njohje për vetëdijesim ekologjik

peugeot_1Instituti i njohur gjerman “Eko Trend” ka shpërblyer modelet Peugeot 207 e 308 për vetëdijesim ekologjik.

Eko Trend është institut i pavarur i cili nga viti 1995 merret me analizimin e produkteve që kanë të bëjnë me mjedisin në Gjermani, si dhe kriteret e përgjegjësive mjedisore e sociale nëpër kompani.

Gjatë analizimit të industrisë automobilistike ata nuk kanë marrë parasysh vetëm sasinë e karburantit të shpenzuar dhe emetimin e gazrave të dëmshëm CO2, por edhe kriteret ekologjike gjatë prodhimit të produktit, si dhe mundësitë e riciklimit.

Se Peugeot është njëri prej prodhuesve të parë të automjeteve që janë të vetëdijesuar ekologjikisht, tregon edhe fakti se modeli 206 ka qenë automjeti i parë në kategorinë e automjeteve të vogla në të cilin është integruar filtri për pastrimin e gazrave të dëmshme (FAP), që është vazhduar edhe në modelin 207.peugeot_2
Orientimi i qartë i Peugeot ndaj mbrojtjes së mjedisit kuptohet edhe nëpërmes konceptit “Blue Lion” i cili një nga detyrat kryesore që ia ka caktuar vetes është emetimi minimal i gazrave të dëmshëm.

telegrafi.com

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Peugeot 308 nuk do të emërtohet 309

Komentoni këtë artikull

© 2009 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung