Home » Peugeot » Peugeot njofton për konceptin SR1

Peugeot ka bërë të ditur për një makinë koncept të ri të quajtur Peugeot SR1.

Është një makinë tejet e bukur e cila paraqitet me dy dyer pas një kohe shumë të veshtirë për këtë prodhues francez.

Projektimi i kësaj veture është një paraqitje e shkurtër e asaj që prodhuesi francez Peugeot ka në plan të bëjë në lidhje me dizajnin e modeleve të ardhshme.

Modeli i brendshëm është  të një plani urbanistik  i llojit 2+1 i cili ofron mundësinë e uljes së dy pasagjerëve në pjeseë e perparme dhe një në mes në pjesën e pasme. Veshja e mbrendshme në ngjyrë druri është e bërë nga një material i teknologjisë së lart si saten dhe nikel e zbukuruar në pjesë të ndryshme me krom .

Prodhimi i energjisë vie nga teknologjia HYbrid4 e përbërë nga një motor 1,6-litër THP benzin që prodhon 160kW (218hp) dhe një motor elektrik në pjesën e pasme që prodhon 70kW (95hp). Prodhimi total i ketij sistemi është 230kW (313hp) dhe ku sistemi AWD është i angazhuar kur dy sistemet janë duke punuar së bashku. Konsumi mesatar i karburantit është 4,9 litra për 100 km, ndërsa emetimet C02 janë 119g/km.

Peugeot SR1 do të paraqitet në panairin e automjeteve në fillim të marsit në Gjenevë.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Peugeot Hoggar 207
  2. Peugeot lanson dy motorë të ri të fuqishëm me naftë për 407 Coupe

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Subscribe:PostsComments