Home » Porsche » Porsche 918 Spyder kalon Nurburgringun për 7.20 minuta

Porsche 918 Spyder padyshim që është një prej super-automjeteve më të avancuara të cilat i presim, që kur merret parasysh çmimi i pritur prej gjysmë milion euro nuk është edhe për t’u çuditur tepër.

Megjithatë ajo që na shtyn të shkruajmë për të është koha me të cilën supozohet që automjeti, ende në fazë prototipi, e ka shënuar në pistën e Nurburgringut.

Publikimi i njërit nga anëtarëve të forumit automobilistik Teamspeed.com sjellë fotografinë të cilën ish drejtori ekzekutiv i Porsche Ferdinand Piëch gjoja e ka përdorë në një prezantim, e sipas së cilës 918 Spyder është i aftë të kalojë pistën e Nurburgringut për vetëm 7.20 minuta.

Ani pse kjo kohë është larg prej shpejtësisë rekorde që ka shënuar Pagani Zonda R, ajo megjithatë, nëse është e vërtetë, është më e mirë se Dodge Viper ACR, Nissan GT-R, Ferrari Enzo, e madje edhe më e mirë se modeli legjendar Carrera GT i Porsche, mirëpo jo edhe më i shpejtë se modeli 911 GT2 RS po ashtu i Porsche.

918 Spyder do të duhej të futej në lëvizje nga motori V8 me rreth 500 kuaj fuqi i çiftëzuar me tre elektromotorë të fuqisë së përgjithshme prej rreth dyqind kuaj fuqi, që do t’i mundësonin atij të arrijë shpejtësinë prej zero deri në njëqind kilometra për 3.2 sekonda, të arrijë shpejtësinë maksimale deri në 320 km/h si dhe të kalojë njëqind kilometra rrugë me vetëm 3.5 litra karburant. Po ashtu pritet që 918 Spyder do të kalojë 25 kilometra rrugë vetëm në regjimin elektrik.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Porsche 918 Spyder shkon në prodhim

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung