Home » Porsche » Porsche 918 Spyder shkon në prodhim

Duket se reagimet e shkëlqyeshme të vizitorëve të panairit të automjeteve në Gjenevë kanë shtyrë parinë e Porsche që të vendosë në favor të prodhimit të automjetit konceptual sportiv – modelit 918 Spyder.

Ky informacion vjen nga paria e prodhuesit nga Shtutgarti, respektivisht nga shefi Michael Macht, i cili ka thënë se pas lavdërimeve nga ekspertët dhe publikut “nuk është më askush në Porsche që nuk do të donte ta sheh këtë automjet në prodhim”.

Megjithatë, blerësit e interesuar do të duhet të kenë durim, sepse 918 Spyder nuk do të paraqitet edhe aq shpejt në sallone të shitjes. Pritet që prodhuesit Porsche do t’i nevojiten më pak se pesë vjet ta lansojë këtë automjet i cili edhe atëherë, sikur edhe sot, do të jetë i shkëlqyeshëm, e me avancimin e teknologjisë ndoshta edhe më i mirë.

Vetëm sa për rikujtim, ky automjet futet në lëvizje nga një kombinim hibrid me shpenzim prej 3.0 litrash në 100 kilometra të kaluara (varësisht nga mënyra e punës) dhe emetimin e dyoksid karbonit prej vetëm 70 gramësh për kilometër.

Mirëpo, pas kësaj fshihen motori 6.2 V8 me benzinë me 500 kuaj fuqi (368 kW) me marsh të ashtuquajtur “PDK” prej shtatë shpejtësish dhe elektromotorë (me bateri litium-jon që ofrojnë autonomi elektrike prej 25 kilometrash) me fuqi të përgjithshme prej 218 KF (160 kW).

Me të dhënat e përmendura më sipër, 918 Spyder arrin shpejtësinë prej 0 deri në 100 km/h për 3.2 sekonda, derisa shpejtësia maksimale e tij është 320 km/h. /Telegrafi

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Porsche 918 Spyder kalon Nurburgringun për 7.20 minuta
  2. Paraljmërohet Porsche me tre cilindra dhe emetim të CO2 të zvogëluar
  3. Prodhohet vetura e 10.000 e modelit Porsche Panamera
  4. Publikohet vetura e re Porsche 911 GT3 R
  5. Porsche e gatshme të ndajë platformën e 911 me Volkswagen

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Subscribe:PostsComments