Adhuruesit më të flaktë të Porsche asnjëherë nuk ia kanë bërë hallall këtij prodhuesi hyrjen në segmentin e automjeteve SUV me modelin Cayenne. Megjithatë, që SUV-i i madh nuk është edhe për t’u hedhur poshtë tregon edhe shembulli i një bujku holandez i cili automjetin e vet e ka shndërruar në traktor.
Me 450 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 620 Nm, sa zhvillon motori i tij biturbo V8 me benzinë, Cayenne Turbo gjithsesi ka “takat” sa të duash që më plug të lëvroj arën.
Dorën në zemër, nga pak po çudit që holandezi, i cili me gjasë ka qejf të lëvroj me një automjet luksoz me ulëse lëkure, nuk ka vendosur për modelin e parë të Porsche me motorin trelitërsh V6 TDI nga Audi. Megjithatë, njësitë motorike me naftë janë më të përshtatshme për këto punë. /Telegrafi/





