Home » Porsche » Porsche e gatshme të ndajë platformën e 911 me Volkswagen

Porsche e gatshme të ndajë platformën e 911 me VolkswagenPorsche është e gatshme të ndajë platformat me brendet tjera nga koncerni VAG, ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i Porsche Michael Macht, transmeton portali automobilistik Autocar.

“Porsche duhet të bëhet shtyllë e fortë brenda grupimit të VW”, ka thënë Macht duke shtuar se sinergjia është po aq e rëndësishme sa edhe pavarësia. Drejtori i Porsche ka thënë se Porsche nuk ka asgjë kundër ndarjes së platformës me Volkswagenin përfshirë, veç Panameras dhe atij të Boxster, po ashtu edhe platformën e modelit legjendar 911.

Porsche vetëm nuk është e gatshme të ndajë motorët, sepse, siç pohon Macht kjo është vlera themelore për Porsche.

Përveç motorit V6 i cili gjendet nën kapakun e modelit Cayenne, të gjithë motorët tjerë janë zhvilluar brenda Porsche.

Mbetet të shihet se si do të reagojnë adhuruesit e Porsche për këtë risi. /telegrafi/

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Porsche 911 Speedster
  2. Porsche 918 Spyder shkon në prodhim
  3. Prodhohet vetura e 10.000 e modelit Porsche Panamera
  4. Zbulohet Porsche Cayman X-Wide
  5. Publikohet vetura e re Porsche 911 GT3 R

Komentoni këtë artikull

© 2009 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung