Home » Automjete Hibride, Porsche » Porsche ne versionin hibrid

Porsche paralajmëroi se në vitin 2011 do të prezantojë versionin hibrid të limuzinës së saj,Panamera-s, shkruan “Autocar” i Britanisë së Madhe.

Panamera hybrid do të shfrytëzojë kombinimin e njëjtë benzinë-elektrik të tërheqjes si e ka edhe Cayenne hibrid i ri. Pra, ky do të jetë motori V6 3-litra benzinë me kompresor prej 329 KF si dhe elektromotori shtesë me 46 KF.

Ky sistem hibrid mundëson vozitjen me një nga këta motorët, apo të dy së bashku. Forca në rrugë do të transmetohet me ndihmën e ndërruesit automatik me tetë shpejtësi.

Panamera hybrid pas lansimit do të jetë modeli i dytë i Porsches hibrid. Të rikujtojmë, kohë më parë është prezantuar Cayenne në të cilin “rrah e njëjta zemër”.

Porsche planifikon që në prodhim të vendos edhe modelin e tij 918 Spyder hybrid si koncept supersportiv, ndërsa edhe 911 hibrid shumë shpejt mund “ta shoh dritën”.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung