Home » Fiat » Prezentohet modeli më i ri Fiat 500

Fiat ka zgjedhur javën e modës “Bread & Butter” që mbahet në Berlin për të debutuar një ngjyrë të re për modelin e saj Fiat 500 dhe për t’i shpalosur disa veçori të reja për këtë model.

Edicioni i limituar dizel ka qenë në treg me ngjyrë të zezë dhe të gjelbër, ku 6 000 njësi prej 10 000 njësive të prodhuara veçse janë shitur, por tani ai do të ofrohet edhe me një ngjyrë të re të kaltër.

Megjithatë një ngjyrë e re nuk nënkupton se ia ka vlejtur të shkruhet një lajm për të, por Fiat ka edhe diçka më shumë për të treguar. Ata kanë përgatitur motorin e tyre më të ri 1,3 litërsh Multijet II, të përshtatshëm për standardin Euro 1,5. Gjenerata e dytë e turbo-dizelit veçohet me sistemin e kompanisë Start&Stop dhe mjafton për të sjellë 95 kuaj fuqi.

Versioni Indigo gjithashtu ka pranuar disa avancime në krahasim me pasardhësin – fellne 16 inç, hapësira për qarkullim të ajrit në repartin e prapmë, veshje me krom dhe klipe të verdha të frenave në versionin 1,4 litërsh me 100 kuaj fuqi.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. “FIAT” kthehet në tregun amerikan pas 30 viteve
  2. Fiat 500 ”Rosso Corsa”
  3. Fiat planifikon të rris prodhimin rreth 40 për qind
  4. Fiat 500 me 265 kuaj fuqi
  5. Prodhohet ekzemplari i 1.500.000-të i Fiat Panda

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung