Home » Volkswagen » Pritet dalja publike e modelit të ri Golf R

Volkswagen pritet që së shpejti të publikoj detaje te reja mbi modelin e ri të quajtur Golf R i cili do të ketë një motor 2,0 litërsh TSI me injeksion direkt.

Modeli i ri Golf R do të jetë një zëvendësim i Golf R32 dhe si i tillë pritet të tejkalojë nivelet e pritura të përformansës. Me 266 kuaj fuqi, motori i tij është 8 për qind më shumë sesa 3,6 litërsh i modelit paraprak dhe ka 4,5 për qind më shumë moment rrotullues dhe një kohë më të shpejtë starti prej 0 – 100 km/h për 5,7 sekonda (ndërrues manual – te R32 starti 0 – 100 km/h kërkon 6,5 sekonda).

Me ndërrues DSG kjo shkurtohet në 5,5 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e limituar në 250 km/h.
Vetura përmes DSG-së shfrytëzon 8,5 litra për 100 km, që është një përmirësim i mirë ndaj 10,7 litra për 100 km, nga R32. Emetimet CO2 kanë rënë për 22 për qind në 199 g/km. Golf R ofron tërheqje AWD.

VW Golf R gjithashtu përfshin një grumbull pajisjesh si drita LED, elemente nga kromi, shasi të veçantë (normal, komfort dhe sport), amortizim sportiv, fellne 18 inç apo 19 inç etj. Çmimi ende nuk është bërë i ditur.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Wimmer RS shndërrohet ne Golf R
  2. Fotot e para të Golf 7
  3. Ndalon së prodhuari tërësisht pas 25 vitesh Golf I
  4. VW shqyrton dërgimin e Golf R në SHBA
  5. Video: Kapet Golfi 7?

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung