BMW planifikon të zbulojë një koncept të ri të bazuar në Seria-1 Coupe në panairin ndërkombetar që do të mbahet në Detroit në muajin e ardhshëm.
Koncepti i BMW ActiveE është makina e dytë elektrike që vie nga kjo kompani, pas MINI E. BMW ActiveE do të kaloj një rrugë prej 160-kilometer me vetëm me një mbushje. Kjo është arritur falë futjes së teknologjisë së energjisë kinetike për rigjenerim .
Ky model i makines ka një bateri me litium-jon dhe një motor që mund të prodhoj 125 kW me një çift rrotullues maksimal deri në 250 Nm. Kjo i mundëson kesaj makine që të arrij 0-60 km/h diku rreth 4,5 sekonda, derisa shpejtësinë prej 100 km/h e arri për 9 sekonda. Makina ka një shpejtësi të kufizuar në mënyrë elektronike që është 145 km/h.
Problemi më i madh në këtë makinë mund të jetë pesha e cila arrin 1.800 kg, rreth 350 kg më shumë se Seria-1, dhe 335kg më shumë se MINI E.
Artikuj të ngjajshëm:





