Home » BMW » Pritet edhe ridizajnimi i modelit BMW X5

Nga burime përmbrenda kompanisë së njohur të BMW-së bëhet e ditur se së shpejti pritet rifreskimi i automjetit jashtëzakonisht të popullarizuar -- X5. Pas ridizajminit të modelit  të serisë 3 kupe dhe kabriolet, radha i ka ardhur edhe BMW X5.

Ky model madh sportiv i shumëpritur është modeli i tretë më i shitur i bavarezëve pas serisë 3 e 5, gjersa ai do të paraqitet zyrtarisht në panairin e automjeteve në New York në fillim të muajit prill. Shiko Video

Edhe pse shumë njerëz do të duhet t’i hapin sytë mirë për t’i parë dallimet, ato manifestohen në formën e re të mbrojtësit të përparmë dhe të prapmë, drita të reja si para dhe prapa, sistemin e përparuar iDrive dhe ngjyrat e reja të enterierit të tij.

Ndryshimet më të mëdha gjenden nën kapakun e motorit të tij. BMW ja rifreskuar linjën e tërësishme të motorëve, e të gjithë motorët atmosferik janë ndërruar me njësitë me turbo-mbushës.

xDrive30i është zëvendësuar me xDrive35i gjashtë cilindërsh me 306 kuaj fuqi, derisa në vend të motorit atmosferik V8 me 4.8 litra, në xDrive50i është vendosur motori bi-turbo 4.4-litërsh V8 me 407 kuaj fuqi.

Motorët me naftë do të kanë xDrive30d me 245 KF dhe xDrive40d, motori trelitërsh i common-rail i të me 306 KF zëvendësohet me 286 KF nga xDrive35d. /Telegrafi/

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. BMW sjellë konceptin e serisë 6
  2. BMW konfirmon serinë hibride 3
  3. BMW paraqet dy modele te reja BMW 3-Series Coupe & Convertible
  4. Publikohen fotot e serisë 5 F10 të BMW-së
  5. Del ne Shitje BMW M3 GTS

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung