Home » Fiat » Prodhohet ekzemplari i 1.500.000-të i Fiat Panda


Fiat PandaGrupacioni FIAT me krenari ka njoftuar se fabrika në Poloni ka prodhuar Fiat Panda-n e 1.500.000-të, që është rekord i kompanisë italiane.

Numri rekord i Fiat Panda me motor 1.3 Multijet dhe me eksterier të veçantë “emotion” i është dorëzuar një klienti të veçantë italian.

Në përgjithësi, prodhimi i këtij modeli të Fiatit daton që nga viti 2003, me ç’rast me kalimin e viteve ka fituar disa çmime duke përfshirë edhe çmimin për automjetin e vitit në Evropë, në vitin 2004.

Për suksesin e Panda-s polake flet edhe fakti se 93.3% e automjeteve janë porositur në 74 vende të ndryshme.

Për të përkujtuar, në ofertën e Panda-s janë tre tipa motorësh benzinë (1.1 me 54 KF, 1.2 me 60 KF dhe 1.4 me 100 KF) dhe një motor me naftë (1.3 Multijet me 70 KF). /Telegrafi

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Fiat dhe Chrysler shndërron në Lancia
  2. Prezentohet modeli më i ri Fiat 500
  3. Fiat Doblo, automjeti “një dhomësh”
  4. Fiat planifikon të rris prodhimin rreth 40 për qind

Tags: ,

Komentoni këtë artikull

© 2009 AutoLajme.com · Subscribe:PostsComments