Home » Automjete të tjera » Prodhuesi Lotus konfirmon modelin e ri Esprit

Lotus ka konfirmuar se këtë vjeshtë në panairin parisien të automjeteve do të paraqes konceptin paralajmërues. Do të bëhet fjalë për një studim i cili njëkohësisht do të paralajmëroj ardhjen e super-automjetit të Lotusit, trashëguesit të modelit Esprit.

Ky është një hap në drejtimin e ri të cilin nga Lotus e kanë paralajmëruar rishtazi. Bëhet fjalë për një kthesë drejt modeleve më të rënda, mirëpo edhe më të rafinuara e luksoze, të cilët do të përballen me automjetet e prodhuesve të njohur Porsche, Ferrari e Aston Martin.

Emri i risisë tani për tani mbetet fshehtësi, mirëpo askush nuk do të duhej të çuditej nëse do të përdorej emërtimi legjendar.

Në fakt, modeli i fundit Esprit ka qëndruar në prodhim plot 28 vjet, e gjatë kësaj periudhe janë prodhuar rreth 10.700 njësi.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Tags:

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung