Piloti finlandez i Ferrarit, Kimi Raikonen ka fituar sot çmimin e madh të SPA-së në Belgjikë duke i dhënë fitoren e parë sezonale skuderisë italiane.
Një start përfekt nga piloti finlandez, aksidenti në kthesat e para të garës që i kushtoi largimin britanikeve, Xhenson Baton dhe Ljuis Hamilton ia thjeshtuan detyren Raikonen-it.
Mënjëherë pas largimit të Safety Car, që qendroi për pak xhiro në pistë pas incidentit, ferraristit i kanë mjaftuar vetëm pak sekonda për të parakaluar Xhankarlo Fizikelen duke marrë kështu edhe kryesimin e garës, pozicion të cilin e mbajti deri në fund.
Në vendin e dytë u rendit Fizikela me makinën Force Inda, ndërsa në të tretin Sebastjan Vetel me Red Bull.
Pas përfundimit të çmimit të madh të Belgjikës rënditjen për pilot e udhëheq Xhenson Baton me 72 pikë, i ndjekur nga shoku i skuadrës Rubens Barrikelo me 56 pikë dhe Sebastjan Vetel me 53 pikë.
Gara e ardhshme e Formula 1 do të jetë në Monxa të Italisë pas dy javësh.
Artikuj të ngjajshëm:





