Është bërë e ditur se ish kampioni i botës në garat e formula 1 me skuadren e Ferrarit, Kimi Raikonen ka kaluar ne garat tjera po ashtu me vetura por tash ne garat Rally. Pas marrëveshjes një vjeqare të arritur me ekipin e Citroenit, Raikonen në sezonin e ri në këto gara do të drejtojë një Citroen C4 .
Finlandezi do të garojë në 12 -13 gara te ketij boterori ne Rally. Ashtu sic dihet, Raikonen u largua nga pistat e Formula 1, pas ardhjes se Fernando Alonsos ne vendin e tij tek Ferrari dhe per me shumë pasi nuk arriti të nenshkruaje nje kontrate me skuadren tjeter te F1, Meklaren.
I apasionuar pas garava Rally, veren e kaluar Kimi Raikonen debutoi me nje makine Fiat, dhe arriti rezultate te kenaqshme.
“eshte nje sfide komplet e re per mua, ka deklaruar ish kampioni i botes ne F1. kam patur gjithmone deshire te garoj ne Rally dhe tani po e realizoj kete enderr. Per momentin kam nenshkruar nje kontrate 1 vjecare, me pas do te shohim se cfare do te bejme per te ardhmen”, ka perfunduar Raikonen.
Artikuj të ngjajshëm:





