Home » Sporte Motorike » Rally Dakar gara e pare automobilistike që fillon në vitin 2010

Fillon sezoni i Rally Dakar i cili është aktiviteti i parë i garave me makina që starton këtë vitin 2010.

Pas hapjes se ceremonisë për këtë sezon të garave në Rally pilotet të cilët marrin pjesë u drejtuan pë në Buenos Aires për të zhvilluar etapen speciale që zyrtarizon edhe fillimin e këtij aktiviteti automobilistik.

Përpara fillimit zyrtar të garave, pilotet zhvilluan një etapë paraprake duke përshkuar një distancë në rrugë të drejtë prej 317 kilometrash.

Zhvillimi i kesaj etape u konsiderua si nje parapërgatitje për të gjithë garuesit, te cilet me pas do te udhetojne permes dunave te shkretetirave amerikano jugore. Kete sezon ne garen e Rally Dakar jane regjistruar 362 pilot, por ne gare do të jenë 361 te tille, pas terheqjes se Havier Pizzolito, që shkaktoi surprizen e parë të këtij edicioni.

Argjentinasi u terhoq nga gara pasi motorri i tij mori flake duke mos iu bashkuar dot piloteve te tjere ne rrugetimin drejt Buenos Aires.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Subscribe:PostsComments