Land Roveri ka prezantuar një version të ri të Range Rover Sport 2016 që premierën zyrtare do ta ketë javën e ardhshme në Panairin e automjeteve në New York.

Modeli i ri, i cili quhet Range Rover Sport HST, vjen me motor 3.0 litër V6 me 380 kuajfuqi. Kjo makinë është për 40 kuajfuqi më e fortë se modeli standard i Ranger Rover Sportit që ka motor 3.0 litër V6.

Përpos fuqisë së re, modeli i prezantuar ka edhe mbrojtëse të ridizajnaura, transmeton koha.net.

Rrotat e tij kanë madhësi 21-inç dhe dizajni i aliazhit të rrotave me frena me ngjyrë të kuqe e bën edhe më të veçantë këtë automjet.

Land Roveri ka njoftuar se modeli i ri i Range Rover Sportit do të jetë në shitje që nga muaji i ardhshëm. Akoma nuk dihet çmimi zyrtar i makinës së limituar.