Home » Biznes » Regjistrimi i automjeteve, deri në dhjetë vjet

Zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave (MEF), thonë se janë duke e shqyrtuar mundësinë për rritjen e vjetërsisë për regjistrimin e veturave deri në dhjetë vjet, por sipas tyre, ata do të shkojnë kah ajo, që të stimulohet blerja e veturave të reja.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavilevi, tha se dogana do ta implementojnë çfarëdo vendimi, që qeveria harton për regjistrimin e veturave të vjetra.

“Me regjistrimin e veturave të vjetra nuk do të dëmtohej buxheti i shtetit, por qëllimi është të mos importohen vetura të cilat e ndotin ambientin”, tha Stavileci.

Ndryshe në Kosovë, aktualisht lejohet regjistrim i veturave deri në tetë vjet të vjetra por kjo mund të ndryshojë. Ndryshimin për regjistrimin e veturave e mirëpresin edhe ekspertë të ekonomisë.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung