Pas largimit të Flavio Briatores dhe çeshtjes rreth skandalit që përfshiu skuderine e Renaultit ka bërë qe kjo skuader të jetë shume afër shitjes, ashtu siç bëri Honda një vit më parë.
Presidenti i Renault, Carlos Ghosn është takuar me Bernie Ecclestone për të caktuar nje strategji qe mund ta nxjerr nga kriza këtë skuderie dhe zgjidhja e momentit është shitja. Blerësi me i mundshem është pronari i Prodrive, David Richards, i cili ka qënë drejtues i skuderise Benetton në të shkuaren.
Për të mbeshtetur Richards në këtë iniciativ është një kompani koreano-jugore, e cila kërkon tëshfrytëzoj garen që do zhvillohet në Koren e Jugut vitin e ardhshëm për qëllime komerciale.
Kjo marreveshje ngjan me ate qe nenshkroi vitin e shkuar Honda me Ross Brawn, i cili arriti te fitonte titullin kampion që në sezonin e parë./TCH/
Artikuj të ngjajshëm:
- Renault e akuzoj McLaren eshte i parregullt
- Rossi mund te kaloj në Formula 1
- F1:Renault do të marrë pjesë në garat e vitit 2010
- Shitet Skuderia e Brawnit, blehët nga Mercedes
- Jenson Button kampion i ri në Formula 1





