Kompania e pjesëve për makina Reno me seriozitet mendon opcionin e largimit nga Formula 1 pas kritikave për motorrin e dobët.

“Për momentin po konsiderojmë shumë opcione, duke kyçur dhe largimin nga Formula 1 nëse kjo ndikon negativisht për reputacionin e Reno-s,”, deklaroi njeriu i parë i kompanisë, Sitil Abitebul.

Red Bull fitoi katër tituj me motorët e Renos para se Mercedes të ndaloj dominimin të skuadrës australiane vitin e kaluar.

Prodhuesi frances u gjet në majën e kritikave pas dominimit të Mercedes për Çmimin e Madh të Australis kur Daniel Ricardo përfundoi sfidën me një xhiro ngecje pas Lewis Hamilton./ Sport365.Al/