Home » Sporte Motorike » Rikthehet Valentino Rossi

Valentino Rossi ka fituar 9 tituj kampion bote por ende nuk është ngopur nga sukseset.

Kampioni i padiskutueshëm i Moto GP dhe një nga pilotët më të mëdhenj të të gjitha kohërave shprehet i kenaqur që sezoni i ri po troket. “Më ne fund do fillojmë. Jemi të gjithë shumë të lumtur”, pohon italiani i Yamaha-s.

Sezoni i ri starton ditën e dielë në Katar dhe sipas “Doktorit”, lufta mes pilotëve do nisë pikërisht që nga pista e Lindjes së Mesme.

Testet kanë shkuar shumë mirë dhe motori jonë është në gjendje të mirë. Yamaha dhe Bridgestone kanë bërë një punë të madhe dhe kemi qënë shumë të shpejtë”, shton Rossi.

Në fund ai ka folur për garën e Katarit. “Nuk është një nga pistat më të mira për motorrin tonë, por në teste kemi ecur mirë prandaj shpresoj që kështu të shkojë edhe në garë”, përfundon Vale.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Valentino Rossi: Vendimi im mbi të ardhmen në F1 në qershor
  2. Ne 2011, Yamaha ose mua ose Lorenzon deklaroj Valentino Rossi
  3. Valentino Rossi është një hap larg botërorit
  4. Valentino Rossi dominon në provat e lira
  5. Valentino Rossi i pandalshëm në provat zyrtare të BRNO-së

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung