Mercedes për gjashtë muajt e parë të vitit 2014 ka realizuar rritje rekorde të shitjes së automjeteve.

Në gjysmën e parë të këtij viti në gjithë botën janë porositur 783 mijë e 520 automobila të kësaj marke gjermane dhe kjo bën 12.8 për qind më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të shkuar.

Në qershori Mercedesi blerësve u ka dërguar 142 mijë e 136 automjet dhe kjo është 8 për qind më shumë se sa vjet, transmetojnë mediat gjermane.

Ne Europë shitja e Mercedesit nga janari deri në fund të qershorit është rritur 7,4, përkatësisht janë shitur 352 mijë e 198 njësi. Nga kjo shifër në Britani 17,8 për qind, Zvicër 7,7, e në Gjermani vetëm 0,7 për qind.

Siç transmeton koha, në tregun e vet më të madh, në SHBA, Mercedes ka shitur 151.624 automjete ose 6,8 për qind më shumë se sa vjet.