Home » Jaguar » Rrjedhin fotografitë e para të Jaguar XJ

jaguar_xjPërkundër përpjekjeve të shumta, Jaguar nuk ka arritur ta ruaj si fshehtësi risinë e vet deri në premierën e madhe e cila do të mbahet sonte në Londër.

Një portal interneti, gjoja pahiri, ka publikuar fotografitë, ato zbulojnë tërësisht pamjen e jashtme të automjetit. Siç edhe është mundur të supozohet, XJ i ri nuk ka pika që ndërlidhen me paraardhësin e tij, mu siç është rasti tek modelet S-Type e XF.

Pikërisht XF ka shërbyer si inspirim për krijimin e Jaguarit më prestigjioz. Padyshim, linja pothuajse kupe është risi absolute, e në të njëjtën kohë për pjesën e prapme do të mund të thuhej se është nuk është sipas traditës së Jaguarit.

Detajet teknike ende nuk dihen, por ato do të na i thotë sonte komiku Jay Leno në premierën solemne e cila mbahet në galerinë Saatchi të Londrës.

Ajo që dihet është se njësitë e para do të fillojnë të shiten në fund të këtij viti, derisa paraqitjen e tij të madhe ky model do ta ketë në panairin e automjeteve në Frankfurt të Gjermanisë.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Pritet prodhimi i modelit elektrik XJ nga Jaguar

Tags:

1 Koment

  1. meritoni says:

    valla mu po me pelqen shume qky kerr po nuk i kom bo paret hala se meniher kom me ble se hala nuk kom pa ne kosove qesi

Komentoni këtë artikull

© 2009 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung