Home » Sporte Motorike » Rubens Barrichello fiton Çmimin e Madh të Italisë në Monza


Rubens BarrichelloRubens Barrichello ka dalë fitues i Çmimit të Madh të Italisë në Monza duke dalë para pilotit tjetër të Brawn GP, Jenson Button për 2.8 sekonda.

Me këtë fitore Barrichello ngushton diferencën me shokun tij të skuadrës në 14 pikë.

I treti që u ngjit në podium ishte piloti i Ferrarit, Kimi Raikkonen, pas dështimit të Lewis Hamilton në xhiron e fundit.

Vendin e katërt e zuri piloti i Force India, Adrian Sutil, i ndjekur nga piloti i Renaultit, Fernando Alonso dhe ai i McLarenit, Heikki Kovalainen.

Renditja në Çmimin e Madh të Italisë:

1. Rubens Barrichello
2. Jenson Button
3. Kimi Raikkonen
4. Adrian Sutil
5. Fernando Alonso
6. Haiki Kovalainen
7. Nick Heidfeld
8. Sebastian Vettel
9. Giancarlo Fisichella
10. Kazuki Nakajima
11. Timo Glock

Renditja e përgjithshme e pilotëve pas Monzas:

1. Jenson Button – 80 pikë
2. Rubens Barrichello – 66 pikë
3. Sebastian Vettel – 54 pikë
4. Mark Webber – 51.5 pikë
5. Kimi Raikkonen – 40 pikë

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Është shpallur piloti më i mirë i vitit
  2. Formula 1: Hamilton fiton në garën për çmimin e madh të Singaporit
  3. Formula 1: Luis Hamilton në pol-pozicion në Monza
  4. Raikonen fiton çmimin e madh të SPA-së në Belgjikë
  5. Fernando Alonso më i shpejti në provat e dyta të lira të Formual 1

Komentoni këtë artikull

© 2009 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung