Home » Biznes » Rusët: blerja e Opelit pa vlerë nëse nuk ka transferim teknologjie


OpelPartnerët rusë të blerësit të Opelit, Magna, vazhdojnë të ngulim këmbë për akses, në teknologjinë e prodhuesit gjerman të automjeteve.

Pa transferimin e kapitalit teknik në Rusi, biznesi nuk ka asnjë vlerë, theksoi shefi i bankës ruse Sberbank, German Gref, gjatë një konference ekonomike në Soçi. Edhe kryeministri rus Vladimir Putin, tha të premten (18.9.), se nuk nevojiten edhe aq paratë e investuesve të huaj, se sa dija dhe përvoja e aktorëve ndërkombëtarë.

Prodhuesit rusë të automjeteve Avtovaz dhe GAZ, kanë njoftuar tashmë interes për pjesëmarrje në biznesin me Opelin. Banka ruse e kontrolluar nga shteti, Sberbank, merr pjesë në kapitalin e Opelit, së bashku me kompaninë austro-kanadeze të pjesëve të këmbimit, Magna.

Sipas njoftimeve nga qarqet negociuese, koncerni mëmë i Opelit, General Motors, ka kufizuar transferimin e njohurive teknike. /DW

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. BE vë në diskutim shitjen e Opelit
  2. Opel dhe Magna afër nënshkrimit të marrëveshjes
  3. Banka ruse Sberbank mund t’i shes aksionet në Opel
  4. GM sot pritet të njoftojë nëse do të shesë ose jo Opelin
  5. General Motors: Largoni rusët nga bisedimet për Opelin

Komentoni këtë artikull

© 2009 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung