Home » Biznes » Rusia stimulon blerjen e makinave

Rusia filloi të zbatojë program për nxitjen e zëvendësimit të makinave të vjetra me të reja, me qëllim të dhënies së mbështetjes së industrisë ruse për makina, e cila hasi në gjendje të vështirë.

Të gjithë qytetarët të cilët do të vendosin deri më 1 dhjetor ta zëvendësojnë makinen e vjetër dhjetë ose më shumë vite për makine të re, do të fitojnë kuponë prej 50.000 rubleve (1.680 dollarë) për blerjen e makines se re nëse makina është prodhuar në Rusi.

Autoritetet presin të shesin së paku 200.000 automjete të reja, ndërsa për zbatimin e programit janë ndarë gjithsej rreth 369 milionë dollarë.

Programi është ngritur pasi qeveria ruse më 4 mars miratoi propozim-strategjinë sipas të cilës deri në vitin 2020 ka ndër mend që në industrinë të investojë së paku 1.200 miliardë ruble.

Prodhuesit rusë të automjeteve tashmë një kohë të gjatë durojnë pasojat negative nga mungesa e investimeve. Konsumuesit deri më tani më shumë kanë blerë modele të huaja se sa vendore.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Toyota pezullon shitjen e modeleve të saj

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Subscribe:PostsComments