Kampioni i shtatëfishtë i Formula 1, gjermani Michael Schumacher dhe bashkëkombësi i tij, Sebastian Vettel, i cili gjendet në vendin e pestë pas katër garave të kampionit të këtij viti, do të marrin pjesë në garën revyale automobilistike “Garës së kampionëve” më 26 dhe 27 nëntor të Dyseldorf, konfirmuar sot organizatorët.
Schumacher dhe Vettel, në manifestimin tradicional të vitit të kaluar, të organizuar në Stadiumin Olimpik në Pekin, për herë të tretë i sollën Gjermanisë titullin ekipor të kampionit.
“Është pak e papërshtatshme që gara mbahet në fund të vitit, pasi për tifozët e sporteve automobilistike nuk do të jetë mjaft e këndshme për shkak të ftohtit. Me gjithë terminin e garës, jam i sigurt se publiku me tifozllëkun e bërë do të nxeh veten dhe neve”, porositi Schumacher.
Artikuj të ngjajshëm:





