“Është një moment i trishtueshëm për mua dhe shumë i vështirë. Nuk e pata të lehtë të merrja këtë vendim” kështu deklaroi Schumacher në një konferencë për shtyp të mbajtur në Gjenevë me qëllim shpjegimin e motiveve që nuk e lejuan të rikthehej në Formula 1.
Schumacher duhet të ishte rikthyer në garën e Valencias më 23 gusht, për të zëvendësuar pilotin e Ferrarit Felipe Massa pas aksidentit.
“Pranova menjëherë të zëvendësoj Massën por nuk munda ta coj deri në fund projektin” shpjegon piloti. “Kisha pak kohë në dispozicion. Askush nuk mund ta parashikonte aksidentin e Massës në Hungari, nuk kishte planifikime sepse nuk ishte e mundur. Të gjithë e dini që në shkurt pata një incident me motorr dhe mjeku më kishte thënë se një rikthim në pistë do të sillte pasoja negative” shpjegon Schumacher duke falenderuar Ferrarin për mundësinë që i dha.
“Falenderoj tifozët dhe të apasionuarit e F1 për mbështetjen që më dhanë , shumë më tepër nga cmund ta kisha imagjinuar” thotë 7 herë kampioni i botës në Formula 1.
Artikuj të ngjajshëm:





