Home » Sporte Motorike » Schumacher tërhiqet nga Formula 1: Nuk e zëvëndësoj dot Massa-n te Ferrari

schumacherPiloti gjerman shprehet se janë dhimbjet e qafës që iu shkaktuan pas rrëzimit me motorr, shkaku që nuk e lejon për të zëvëndësuar Massa-n. 40-vjecari gjerman e ka lënë njoftimin pikërisht në faqen e tij zyrtare duke hequr dore nga keshtu te ulet tek Ferrari.

Miti gjerman, piloti i garave me makina, Michael Schumacher nuk do të ulet në sendilet e Ferrarit për të zëvëndësuar brazilianin Massa, madje as përkohësisht. Këtë e bëri të ditur vetë Schumacher ne faqen e tij zyrtare, i cituar më pas nga të gjitha agjencitë e huaja të lajmeve.

Piloti gjerman shprehet se janë dhimbjet e qafës që iu shkaktuan pas rrëzimit me motorr, shkaku që nuk e lejon për të zëvëndësuar Massa-n. “Nuk mund ta zëvëndësoj Massa-n” theksoi piloti gjerman duke mohuar kështu pjesëmarrjen në garat e Cmimit të Madh të Europës për dy të diela rresht në Valencia deri në rikuperimin e brazilianit.

“Bëra të pamundurën për të patur një kthim të mundshëm të përkoshshëm , por nuk funksionoi”, u shpreh Schumacher, duke shuar shpresat e shumë fansave se ai do të garonte me një Ferrari në Formula 1. 40-vjecari gjerman e ka lënë njoftimin pikërisht në faqen e tij zyrtare, ndërkohë që bën me dije se dje në mbrëmje ka njoftuar për këtë vendim Luca di Montezemolo dhe trajnerin, Stefano Domenicali. “Fatkeqësisht nuk jam në gjendje të zëvëndësoj Filipin”, shton Schumacher.

(d.b/BalkanWeb)

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Pritet edhe rikthimi i Ralf Schumacher në F1
  2. Formula 1, Massa ne piste ne 2010-en
  3. Formula 1: Felipe Mass rikthehet së shpejti!?
  4. Shumacher nuk do të mund ta testoi makinën F60
  5. Formula 1, kthehet Michael Schumacher

Komentoni këtë artikull

© 2009 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung