Home » Sporte Motorike » Shasia e re do rikthejë Schumi-n kompetitiv

Mercedes GP po punon për të ndryshuar disa parametra në mënyrë që Michael Schumacher të rikthehet kompetitiv qysh në garën e Spanjës.

Ish 7 herë kampioni i botës i larguar në vitin 2006 dhe i rikthyer këtë sezon, nuk po përjeton një moment pozitiv pasi në 4 garat e para ka arritur të grumbullojë vetëm 10 pikë.

Por shefi i skuadrës gjermane, Ross Brawn thotë se ndryshimet në makinë përfshirë këtu edhe shasia e re mund ta ndihmojnë pilotin gjerman të rihyjë në garën për titullin kampion. “Nuk është një shasi përfundimtare por fillimisht po testohet”, shprehet Brawn.

Në vijim ai shton se Schumi është i vendosur të rikthehet tek sukseset e së shkuarës. “Frustracionet e ndryshme po e bëjnë atë më të fortë”, shton britaniku. Cmimi i madh i Spanjës do zhvillohet në datën 9 Maj në Barcelonë.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Michael Schumacher: Do të rikthehem në nivelin më lartë
  2. F1:Mercedes prezanton modelin e ri për sezonin 2010
  3. Brawn thotë se Schumaher kampion që në vitin 2010
  4. Pritet rikthimi i Schumacherit në Mercedes GP
  5. Nënshkruhet kontrata mes Button dhe McLaren

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Subscribe:PostsComments