Home » Sporte Motorike » Shitet Skuderia e Brawnit, blehët nga Mercedes

Mercedes Brawn Formula 1Lajmet nga formula 1 janë të shumta dhe lajmi i fundit është se gjiganti automobilistik gjerman Mercedes ka blerë skuderinë e Brawn-it të Formula 1, kjo blerje i mundëson një lëvizje Jenson Button që t’i bashkëngjitet McLarenit, si partner i Lewis Hamiltonit.

Kjo kompani ka bërë të ditur se Mercedesi do të posedojë 75% të Brawn në partneritet me kompaninë investuese nga Abu Dhabi, mirëpo do të vazhdojë bashkëpunimin me McLarenin deri në vitin 2015.

Brawn që fitoi titujt e botës për pilot dhe për konstruktorë në sezonin debutues 2009, do të riemërohet si Mercedes Grand Prix.

Nico Rosberg pritet të jetë piloti lider, ndërsa Nick Heidfeld mund të jetë partneri i tij, ndërsa në listë është edhe Timo Glock.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Formula 1, sa shume debutime ne Bahrein
  2. Brawn thotë se Schumaher kampion që në vitin 2010
  3. Schumacher? Binjaku i tij tek Mercedes deklaroi Montezemolo
  4. Renault mund të blehët nga David Richards
  5. Pritet rikthimi i Schumacherit në Mercedes GP

Komentoni këtë artikull

© 2009 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung