E dimë që në rrugët e thara secili shofer është “i aftë” dhe secila gomë e mirë, por në shi njihen “heronjtë”, e sidomos në shiun veror. Shiu i cili bie pas nxehtësisë së madhe, e shndërron rrugën në vend të rrezikshëm dhe të rrëshqitshëm. Më së rrezikshmi është kur shiu i rrëmbyeshëm fillon. Jo kur të bien pikat e para, por kur të laget tërë sipërfaqja.
Kritike është kur rruga është aq e lagur, sa në të shihen gjurmët e veturave. Atëherë shtresa e pluhurit në sipërfaqe përzihet me ujin, duke krijuar shtresën e hollë të baltës, e cila është e rrëshqitshme sikur akulli. Problemi do të ishte më i vogël, nëse sipërfaqja e rrugës të ishte si në autostradat e vendeve të tjera, në nivelin e kërkuar. Në këto kushte papërvoja dhe pakujdesia e drejtuesit, si edhe makina jo në gjendje të mirë, del në pah të parë.
Asnjë vozitës nuk mund të jetë plotësisht i sigurt
Më e keqja është se asnjë vozitës, në asnjë automobil, nuk mund të jetë plotësisht i sigurt, pasi që nuk mund të ndikojë në sjelljet e pjesëmarrësve tjerë në trafik. Më së miri është të vozitni në shiun e ngadaltë, apo të prisni derisa shiu të mos e pastrojë shtresën e krijuar në rrugë. Shumica megjithatë nuk janë për këtë “dorëheqje”, që deri diku mund të kuptohet nëse automobili është plotësisht në gjendje të rregullt.
Por, lëshimi në këso aventura me goma të harxhuara dhe frena jo në gjendje të rregullt, është e njëjtë si “ruleti rus”. Për këtë duhet të jetë i vetëdijshëm pronari i automobilit të vjetër dhe të amortizuar. Por, si ta rrisni sigurinë në “akullin e verës” dhe të lëvizni në nivelin e duhur? Vlejnë rekomandimet e njëjta, sikur edhe tek akulli i vërtetë dimëror.
Kini parasysh:
- lëvizni sa më ngadalë, jo më shpejt se 60 km/h
- papuçen e frenit shtypeni kujdesshëm dhe shmangni futjen në funksion “të nivelit të ulët”, pasi që rrotat mund të bllokohen
- rriteni hapësirën ndërmjet makinës para jush së paku deri në 50 metra
- shmangni lëvizjet “e papritura” me timon dhe frena
- me kohë dhe në mënyrë të rregullt paralajmëroni pjesëmarrësit tjerë në komunikacion për qëllimet tuaja, sidomos me rastin e kthimit në të majtë
- shmangni të gjitha parakalimet dhe tejkalimet dhe me vëmendje përcillni edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik, sidomos motoçiklistët dhe këmbësorët.






Shiu mund te jete shume i rrezikshem gjate vozitjes, sidomos ne ato raste kurr rruget jane me pluhur dhe pastaj bien shi, prandaj beni kujdes gjate vozitjes!