Mosmarrëveshjet rreth shitjes së sipërmarrjes gjermane për prodhimin e automjeteve Opel kanë vazhduar edhe gjatë natës së kaluar.
Këshilli drejtues i koncernit amë General Motors ka vazhduar pa sukses këshillimet rreth dy ofertave të fundit.
Koncerni ka kërkuar prej qeverisë gjermane më shumë detaje lidhur me ndihmat e premtuara të shtetit dhe sugjerimet për pranimin e ofertës së sipërmarrjes austriako-kanadeze Magna.
“Wall Street Journal” njofton se seriozisht po shqyrtohet edhe oferta e investuesit financiar belg RHJ.
Qarqet qeveritare në Berlin kanë shprehur keqardhje për shkak të zvarritjeve të fundit në marrjen e vendimit.
Negociatat në General Motors do të vazhdojnë në fillim të javës që vjen.
Artikuj të ngjajshëm:





