Home » Këshilla » Si të vozitni sigurt nëpër mjegull

Po futemi në stinën kur mjegulla do t’i pushtojë rrugët tona. Për vozitje të sigurt nëpër mjegull më e rëndësishmja është që të keni drita të rregullta që të vëreheni në rrugë. Në mjegull përdoren dritat e ulëta për ndriçim të rrugës apo dritat e mjegullës, e bën të përdorën edhe të dyja njëkohësisht.

Ka vozitës të cilët nuk dinë si t’i përdorin dritat e mjegullës si duhet. Dritat e pasme për mjegull aktivizohen vetëm gjatë kohës së dukshmërisë së zvogëluar pas reshjeve të shiut, borës dhe mjegullës. Ato assesi nuk duhet të përdoren në raste tjera, për shembull gjatë natës, sepse u pengojnë vozitësve të automjeteve tjera në trafik.

Por, për këtë, dritat e përparme të mjegullës mund t’i aktivizoni edhe atëherë kur dukshmëria nuk është e zvogëluar, por kur jeni duke vozitur nëpër rrugë të ngushta me kthesa të plota.

Rregulla e dytë e rëndësishme është të vozisni ngadalë, jashtëzakonisht ngadalë. Më së shumti 50 kilometra në orë. Është e domosdoshme të ngadalësoni kur të vëreni automjetin para jush sepse, për shkak të dukshmërisë së zvogëluar, vështirë do të mund të vlerësoni nëse ai është i ndalur apo në lëvizje.

Kur mjegulla është e dendur, aksidentet zinxhirore janë më të shpeshta pikërisht për shkak të vërejtjes së vonuar të automjetit tjetër.

Tejkalimi nuk rekomandohet sepse automjetin i cili lëviz në drejtimin e kundërt është vështirë ta vëreni, e largësia dhe shpejtësia e automjetit të cilin e tejkaloni nuk është e vërtetuar saktësisht kur dukshmëria është e zvogëluar.

Rritni hapësirën në mes automjetit tuaj dhe atij para, nëse është e mundur mos flisni me tjerët në celularë, muzikës ia ndalni pak ose tërësisht zërin dhe bëni pauza më të shpeshta.

Nëse keni vendosur që të ndaleni dhe të prisni që të kthjellet rruga, gjithsesi lini dritat e ndezura në automjet dhe do t’i bëni nder si vetes edhe pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

2 Komente

  1. Agimi says:

    Vozitja neper mjegull eshte shume e rrezikshme nese nuk jeni te kujdesshem aq sa duhet!

  2. erand says:

    a munesh me me tregu se kur perdore drita e mjeglles edhe sa mund te zdirsi rrugen ok qe mune me me ndum

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung