Pas premierës së mbajtur muajin e kaluar në Pragë dhe në panairin e veturave në Gjenevë, kompania Skoda për publikun sot në fabrikën Kvasiny në Republikën Çeke, zyrtarisht ka filluar të prodhojë një seri të re të gjeneratës së tretë të modelit Superb.

Modeli i parë i prodhuar, Superb III, është me ngjyrë “Business Grey”, siç mund të shihni edhe në foto, transmeton Koha.net, ndërsa duhet të kujtojmë se kompania që nga viti 2001deri më tani ka prodhuar rreth 700 mijë njësi të gjeneratës aktuale të modelit Superb.