Australiani Casey Stoner ka fituar garën e shtëpisë në pisten e Philip Island duke dhënë një sinjal të qartë për të gjithë kundërshtarët se është rikthyer në formë pas sëmundjes misterioze.
Piloti i Ducati-t ish kampion bote nuk i ka dhënë asnjë mundësi pretendentit kryesor për titull të këtij sezoni Valentino Rossit, duke e lënë atë në vendin e dytë. Një ditë e keqe për Jorge Lorenzo-n, i cili është rrëzuar në xhirot e para të garës, çka ka bërë që Rossi të presë vetëm zyrtarizimin e fitorës së botërorit të nëntë.
Vendi i tretë për spanjollin Dani Pedrisa, i ndjekur nga Alex De Angelis, Colin Edwards, Andrea Dovizioso dhe Marco Melandri. Kur duhen edhe dy gara nga fundi i kampionatit, Vale Rossi kryeson me 38 pike me shume se Lorenzo.
Artikuj të ngjajshëm:





