Home » Automjete Hibride » Subaru nuk do më dizajn të pazakontë

Ani pse thuhet që për shijet nuk diskutohet, në Subaru gjithsesi janë të vetëdijshëm se dizajni i automjeteve ndikon në shitjen e tyre. Prodhuesi i njohur për pamjen e pazakontë të automjeteve të veta, me modelet e reja ka vendosur të zhytet në ujërat komerciale.

Në një intervistë për revistën Autoweek, dizajnuesi i ri i kryesor i Subaru Osamu Namba ka premtuar se do të largohen nga pamja aktuale dhe krijimit të një dizajni të ri i cili do t’u pëlqej një rrethi më të gjerë të konsumatorëve.

Namba është në Subaru qysh prej vitit 2008, e ndryshimet e para në dizajn gjoja do të mund t’i shohim në gjeneratën e re të Subaru Impreza e cila në versionin aktual nuk ka hasur në kënaqësinë e publikut në shënjestër.

Gjenerata e radhës e automjeteve të Subaru supozohet se do të duhej t’i përngjante modeleve të fundit konceptuale, si ai Hybrid Tourer Concept.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Karavan atraktiv hibrid nga Subaru

Tags:

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung