Home » Lajme, Suzuki » Suzuki ka zbulur sot modelin e ri R3

Është zbuluar sot në Indi nga prodhuesi indian Maruti (degë e Suzukit) modeli më i ri Suzuki R3 në panairin e automjeteve që po mbahet këto ditë në Nju Delhi.

Kjo makinë është projektuar nga prodhuesi Indian Maruti dhe është me gjashtë ulëse individuale ku projektimi nga fillimi e deri ketu është bërë për vetëm nëntë muaj.

Zbulimi është bërë përmes televizionin kombëtar Indian, dhe ku koncepti R3 është projektuar për të nxitur vëmendjen e një numri në rritje të konsumatorëve në atë vend që kërkojnë mjete për qëllime të shumëfishta.

Maruti i Suzukit në Indi ka sjell në treg një makinë më mundesi të bartjës se udhëtarëve edhe në pjesën e ku mundesia e uljes në pjesën e pasme është shumë e lehtë fal dizajnit të dyerve me hapje të jashtme. Dyert duken shumë më elegante në krahasim me versionet e rrëshqitjes.

Është e paqartë se çfarë motori do të përdoret në makinë, cili do të jetë lloji i karburantit dhe punën që jep. Disa raporte thonë se makina mund të ketë një motorr 1,2 dhe 1,4 litër me benzinë. Motori duket se do ti ketë pesë shpejtësi të transmetimit në doracakun prototip.

Suzuki Maruti është një prodhues i madh i automjeteve në tregun indian, ku kjo kompania mban gati 50% të aksioneve të tregut në atë vend.

Një version i prodhimit të MPV koncepti Suzuki R3  mund të vijë në treg brenda dy viteve.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Suzuki publikon fotografitë e para të Swift
  2. Suzuki prodhon ridizajnimin e modelit “Altos”
  3. Publikohet një imazh i i modelit të ri Cadillac
  4. Audi A7 do të arrij në SHBA në vitin 2011

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung