Me një pjesë të dhënave teknike Suzuki ka publikuar fotografitë e para të riut, gjeneratës së tretë të modelit Swift i cili, së paku nga aspekti vizual, dallon shumë pak nga modeli aktual.
Automjeti i ri Swift në shitje do të del në vjeshtë, e në Suzuki pohojnë se, krahasuar me paraardhësin e tij, ai është avancuar dukshëm. Me përdorimin e çelikut me fuqi më të madhe japonezët kanë arritur ta bëjnë trupin e automjetit më të qëndrueshëm, mirëpo edhe më të lehtë, e në të njëjtën kohë automjetit i është rritur largësia në mes boshteve si dhe i është zgjeruar trajektorja në mes të rrotave për stabilitet më të madh dhe tipare më të mira të vozitjes.
Modeli i ri Swift është më i gjatë se paraardhësi i tij për 90 mm, më i gjerë për 5 mm si dhe më i lartë për 10 mm.
Në Suzuki pohojnë se enterieri po ashtu është dizajnuar në mënyrë më dinamike si dhe përpunuar nga materialet më kualitative.
Njësia motorike prej 1.3 litrash me benzinë është zëvendësuar me njësinë e re 1.2 litërshe me benzinë dhe sistemin e kontrollit variabël të ventileve thithës dhe lirues. Motori i ri zhvillon 94 kuaj fuqi me 6.000 o/min, dhe 118 Nm me 4.800 o/min, e në cikël të kombinuar shpenzon 4.9 litra në njëqind kilometra të kaluara.
Në fillim të vitit të ardhshëm Suzuki planifikon që në treg të ofrojë edhe motorin 1.3 litërsh me naftë, për të cilën tani për tani vetëm dihet se do të shpenzojë 4.2 litra karburant në njëqind kilometra. /Telegrafi/
Artikuj të ngjajshëm:





