Home » Këshilla » Teknologjia e re për të shpëtuar jetën nga aksidentet automobilistike

Në vitin 2008, aksidentet automobilistike nga shoferë të pavëmëndshëm shkaktuan gati 6 mijë të vdekur dhe mbi 500 mijë të plagosur.

Përdorimi i telefonit celular është shkaku kryesor i vdekjeve në aksidente të tilla mes adoleshentëve në Shtetet e Bashkuara me rreth 4 mijë të vdekur në vit. Ndërsa në 30 shtete është i paligjshëm dërgimi i sms-ve ndërsa personi është në timon, studimet tregojnë se ligji nuk është plotësisht i efektshëm.

Por tani ekziston një teknologji e re, e cila synon parandalimin e këtij fenomeni dhe të prirjeve të tjera, që largojnë vemendjen gjatë ngarjes së makinës.

Prodhuesi i programeve për kompjuter, Wayne Irving u alarmua nga numri i aksidenteve të shkaktuara nga shoferë, që përdorin celularin ndërsa janë në timon, veçanërisht që kur e bija adoleshente filloi të ngiste makinën.

Prandaj ai krijoi një program që i ndihmon shoferët të mos flasin e të mos dërgojnë mesazhe elektronike.

Programi i quajtur “Përgjigja SMS” u mundëson shoferëve që të programojnë një përgjigje automatike, duke u thënë dërguesve se ata janë në timon dhe nuk mund të përgjigjen personalisht.

“Programin e krijuam veçanërisht për ata njerëz që duan të jenë të përgjegjshëm, që kërkojnë një zgjidhje për t’i ndihmuar të mos gjobiten, të mos shkaktojnë aksident dhe të mos rrezikojnë jetën e tyre”.

Më shumë se 120 mijë njerëz në gjithë botën përdorin tani programin “Përgjigja SMS” që prej krijimit të tij në prill të këtij viti.

Zoti Irving e krijoi këtë program sepse ai beson se gjithnjë e më shumë njerëz, si në Shtetet e Bashkuara dhe në gjithë botën, e përdorin telefonin celular si mjetin kryesor të komunikimit.

“Telefonat celularë janë bërë si komputera portative. Ata po bëhen më të mëdhenj dhe me ta mund të bësh tani më shumë gjera se sa me kompjuterat e zakonshëm para 3 vjetësh.”

Prandaj zoti Irving u nis nga shtëpia e tij në Kaliforni për të udhëtuar në mbarë Shtetet e Bashkuara, që të mblidhte mbi 10 mijë firma në mbështetje të kauzës së tij. Bashkë me automobilin e tij, ai mbërriti në kryeqytetin Uashington, për takimin e Departamentit amerikan të Transportit mbi mungesën e vëmendjes gjatë ngarjes së makinës.

Zbulimi i zotit Irving është një prej shumë programeve që përdoren për të ulur vdekjet nga aksidentet automobilistike.

Mes tyre është edhe një program i kompanisë Ford, e përdorur në disa modele makinash për të ndihmuar shoferët e rinj që të krijojnë reflekse më të mira të ngarjes së makinës.

Për shembull, prindërit mund të përdorin një çelës kompjuterik për të kufizuar shpejtësinë e makinës në jo më shumë se 130 kilometra në orë, në të kundërtën fillon alarmi nëse shpejtësia kalon këtë kufi.

Çelsi mund të programohet gjithashtu për të kufizuar nivelin e radios dhe për të dërguar sinjale alarmi nëse shoferi nuk përdor rripin e sigurisë.

Brian Bennie i kompanisë Ford thotë se ky sistem krijon një lloj qetësie për prindërit.

“Ne e dimë që adoleshentët nuk janë gjithë të përqëndruar në timon dhe mund të mos përdorin rripin e sigurisë. Këto sisteme inkurajojnë forma të mira e të sigurta të ngarjes së makinës”.

Por prindërit nuk kanë pse të blejnë një makinë me sisteme të tilla të përfshira në makinë për të kontrolluar fëmijët në timon. Ata mund të instalojnë një sistem në makinën e tyre, që mbikqyr vazhdimisht fëmijët kur ngasin makinën. Një mesazh me zë e paralajmëron shoferin kur ngasin shumë shpejt, në mënyrë agresive ose harojnë të vënë rripin e sigurisë.

Dhe nëse shoferi vazhdon të ngasë makinën në mënyra të tilla, sistemi njofton menjëherë prindërit me anë të telefonit, mesazhit elektronik ose imellit.

Ndërsa kompanitë amerikane vazhdojnë të prodhojnë mjete për të ndihmuar në sigurinë e shoferëve të rinj, në vend dhe në botë, qeveritë shtetërore dhe lokale në Amerikë po japin kontributin e tyre për të nxitur forma më të sigurta në timon. Deri tani, 30 shtete dhe kryeqyteti Uashington ndalojnë me ligj dërgimin e mesazheve elektronike ndërsa nget makinën. 8 shtete kanë miratuar ligje, që ndalojnë shoferët të përdorin telefonin celular, duke e mbajtur në dorë./voa/

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

1 Koment

  1. atr says:

    Me shume vete vdesin ne aksidentet me makina se sa me aeroplan, dhe perseri rrezimi i nje aeroplani ben me shume buje sesa gjithe keto aksidentet automobilistike.

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung