Home » Biznes » “Toyota” tërheq rreth 13.000 automobila në Korenë e Jugut

Prodhuesi japonez i automobilave “Tojota” tërhoqi rreth 13.000 automjete në Korenë e Jugut për shkak të lëvizjes së mundshme të dyshemeve të veturës dhe bllokimit të pedaleve, që paraqet edhe një goditje ndaj kompanisë më të madhe automobilistike në botë pas tërheqjes globale të më shumë se tetë milionë automjeteve për shkak të përshpejtimit të befasishëm dhe problemeve me frenat.

Në kontrollimin teknik janë tërhequr automjetet “sedan kamri” dhe “kamri hibrid”, si dhe të automobilit “leksus ES350″, të prodhuara në periudhën prej 29 nëntorit të vitit 2005 deri në janar të vitit  2010, publikoi Ministria koreanojugore për Komunikacion.

Gjashtëqind e tridhjetë e pesë automobila shtesë të cilat i kanë importuar individë, si dhe 444 automjete paraprakisht të tërhequra, gjithashtu janë rrezikuar.

Drejtori ekzekutiv i përfaqësisë koreanojugore të “Tojota”-s, Hisano Nakabajashi u kërkoi ndjesë blerësve për shkak të tërheqjes dhe problemeve eventuale, duke theksuar se kompania, pas tërheqjes së automobilave, do të duhet ta revidojë qëllimin vjetor të shitjes.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Toyota, mbetet prodhuesi numër një i makinave në botë
  2. Toyota paguan gjoba të reja
  3. Toyota tërheq 1.5 milion makina
  4. Toyota tërheq edhe 91.000 automjete nga tregu
  5. Toyota pezullon shitjen e modeleve të saj

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung