Bëhet e ditur se kompania e njohur Japoneze e automjeteve Toyota do të tërheqë 270.000 makina hibride “Prius” nga tregu i SHBA-ve dhe Japonia për shkak të problemeve me sistemin e ndalimit, kumtuan mediat amerikane.
Prodhuesi japonez i automobilave filloi kontrollin edhe për problemet e mundshme me frenat të hibridit luksos “Leksus”.
“Toyota” në kohë sa më të shpejtë do t’i informojë ministrinë japoneze dhe amerikane të transportit për tërheqjen e automobilave, kumtuan mediat japoneze.
Hibridi i ri “Prius” shitet në Japoni dhe SHBA nga maji i vitit 2009. Mbi 170.000 automobila nga ky model ishin shitur në Japoni dhe rreth 100.000 në SHBA.
Artikuj të ngjajshëm:





